Belind Këlliçi, një nga njerëzit më entuziastë pas fitores së Donald Trump, po mban me shpresë demokratët në Shqipëri që duan heqjen e “damkës” së “Non Gratës” për Sali Berishën.
Këlliçi tha se administrata e Donald Trumpit do të shkarkojë menjëherë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë nën ndikim politik nga Sorosi.
“Zyrtarisht Trump ka nisur punën me një ritëm shumë të lartë. Ka nisur me plotësimin e ekipit të tij dhe me vendosjen e emrave për çdo pozicion. Trump ka bërë të qartë që do të shkarkojë menjëherë të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, që janë nën ndikim politik, dhe e thënë drejtpërdrejt janë nën ndikimin e fondacionit “Shoqëria e Hapur” e Sorosit. I ka vuajtur vetë në kurriz. Këta gjithollogët tanë në Shqipëri, habiten kur dëgjojnë këto gjera apo thonë se këto i thotë opozita në Shqipëri. Por me vjen keq t’i informojmë se këto i thotë Donald Trump, president tashmë i 47 i SHBA me gojën e tij. Nuk i themi ne”, tha Këlliçi.












