Aktivistja shqiptare Evi Kokalari deklaruar në emisionin “Real Story” se dosja e Sali Berishës do të hapet pasi SPAK-u ka komunikim me DASH.
Sipas Kokalarit, Berisha ka bërë shumë gabime më herët dhe është me tre investigime në SPAK.
“Dosja e Sali Berishës sigurisht që mund të hapet, problemi është a do e heqin, se kur e hap dosjen ti shikon jo vetëm se ça ka ndodhur përpara. Ti shikon faktet e fundit, ti Berishën e ke me tre investigime në SPAK. Unë nuk e di nëse dosjet e SPAK janë në DASH, logjika më thotë që janë në komunikim. Unë e kam thënë dhe më përpara, Berisha ka bërë shumë gabime”, u shpreh Kokalari.












