Ilir Meta ka rrëfyer detaje nga jeta e tij në paraburgimin e “313”-ës në Tiranë.
Pyetje: A mund të na flisni pak për kushtet tuaja në burg? Si është një ditë e juaja tek “313”-ta? Qëndroni vetëm në dhomë?
Ilir Meta: “Dita ime është e mbushur kryesisht me lexime, shënime, kujtime dhe me letra që u shkruaj kolegëve, miqve e të afërmve dhe po kështu duke lexuar letrat e tyre. Po qëndroj vetëm, por nuk ndihem vetëm. Ndërkohë bëj ushtrime të ndryshme stretching, etj”.
Ndaj Metës, SPAK ka ngritur akuzën e “Fshehjes së pasurisë”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”.












