Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka marrë lajmin e mirë para ndeshjes kundër Çekisë e cila do të zhvillohet sot në orën 21:00 në “Air Albania”.
Sulmuesi i Kombëtares, Ernest Muçi dha sinjale që është gati, madje ai u stërvit normalisht me grupin kuqezi dhe nuk ndjen shqetësime fizike.
Kujtojmë që para dy ditësh Ernest Muçi e ndërpreu stërvitjen, për shkak të shqetësimeve fizike. Për fat të mirë asgjë serioze, ndërsa tashme mbetet në dorën e Silvinjos për aktivizimin e tij.
Gjithashtu atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive dhe përgatitjet po shkojnë drejt fundit.












