Lëkundje tërmeti janë ndier në jug-lindje të Shqipëtisë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se lëkundjet janë regjistruar në orën 11:33 të së dielës, kurse epiqendra e tërmetit ishte Pogradeci me magnitudë 3.3 Rihtet.
Tërmeti është ndjerë më së shumti në pjesën qendrore kryesisht në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit, por edhe përreth.
Gjithashtu bëhet me dije se lëkundjet janë ndier deri në rrethinat e Elbasanit, ndërsa momentalisht nuk raportohet për të lënduar, as për dëme materiale.












