Juristi Kreshnik Spahiu komenton rezultatet e sondazhit sa i takon aksionit të “mosbindjes civile” të PD, ku 73.5% e të anketuarve e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses.
Spahiu thotë se dy protestat e organizuar nga Sali Berisha, ishin më të voglat e historisë PD nga viti 1990.
“Në një aspekt mosbindja civile i ka arritur disa qëllime, por që janë të padeklaruara. Berisha ka mundur të zërë 60-70% të hapësirës mediatike, ka mundur të spostojë rivalët e vet brenda llojit ti lërë në hije dhe të marrë protagonizmin e opozitarizmit. Nuk ka se si të mos ishte zhgënjimi i vetë demokratëve që të shkojnë në shifrat 17 apo 18%”, tha Spahiu në Report TV.












