Një aksident tragjik i mori jetën një të riu në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, pranë zonës së Sukthit.
Viktima Sabri Kreka pritej të festonte 20-vjetorin e lindjes më 19 nëntor, por fatkeqësisht humbi jetën në aksident tragjik. Përplasja ka rezultuar fatale, duke shkaktuar dëmtime të rënda që i morën jetën 20-vjeçarit në vendin e ngjarjes, shkruan Top Channel.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa familja dhe të afërmit e të riut janë përballur me një dhimbje të madhe, pikërisht në prag të një momenti që do të duhej të ishte festë.












