Ilir Meta ka bërë një reagim të çuditshëm nga qelia e paraburgimit në Tiranë, duke thënë se persona të paautorizuar prej tij do të protestojnë nesër përpara dyerve të Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Po nesër, kjo gjykatë do të shqyrtojë edhe kërkesën e Ilir Metës për revokim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndaj dhe persona që ai thotë se nuk i njeh, kanë vendosur të protestojnë.
“Jam në dijeni të iniciativave të personave të paautorizuar nga unë apo spontane për të protestuar përpara gjykatës. Ju bëj me dije se veprime të tilla janë të padobishme dhe të dëmshme. Në këto kushte, çdo grumbullim apo protestë para gjykatës në ditën e gjykimit i konsideroj si shpërqëndrim të opinionit publik ndaj thelbit të çështjes, ndaj ju bëj thirrje të distancoheni nga çdo iniciativë për grumbullime dhe protesta“, shkruan Meta.












