Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një 14-vjeçar mbeti i vrarë pas një sherri mes adoleshentëve.
Ministria e Arsimit i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës dhe ka kërkuar nga institucionet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Jemi thellësisht të tronditur nga ngjarja tragjike e ndodhur sot në rrugën “Qemal Stafa”, Tiranë, ku një konflikt mes tre të miturve çoi në humbjen e jetës së njërit prej tyre, nxënës i shkollës “Fan Noli”. Ngushëllimet tona më të sinqerta i shkojnë familjes së nxënësit. Në të njëjtën kohë, kërkojmë nga institucionet ligjzbatuese që të kryejnë zbardhjen e menjëhershme të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje. Siguria në shkolla dhe jashtë tyre ka qenë dhe do të mbetet një prioritet absolut, i bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit, Ministrisë së Arsimit, Pushteti Vendor, komunitetit dhe të gjithë shoqërisë. Ministria e Arsimit ka marrë në vazhdimësi, dhe është duke zbatuar masa konkrete për të garantuar që procesi i mësimdhënies, në të gjitha shkollat e Shqipërisë, të kryhet në mënyrë sa më të sigurt, të rregullt e me standarte“, njofton Ministria e Arsimit.












