Ilir Meta është paraqitur ditën e sotme në seancën e Apelit të GJKKO, pas ankimimit që bëri ndaj masës së dhënë për të nga SPAK.
Gjatë seancës, Meta ka lexuar një fjalim para hetuesve, ku ndër të të tjera ka deklaruar se nuk ka përgjegjësi për shpenzimet e bëra nga ish-bashkëshortja, Monika Kryemadhi dhe nëna e saj.
Ish-presidenti shprehet se nuk ka ndërmend që të arratiset, e se masa arrest me burg ndaj tij duhet të ndryshojë.
“Së pari, nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time. Së dyti, siç e kam shpjeguar në SPAK me plotësimin e formularëve të pasurisë merrej ish-bashkëshortja ime, e cila i ndiqte edhe me avokat edhe me noter të gjitha veprimet, edhe për arsyen se shumica e pronave dhe rrjedhimisht llogarive bankare ishin të saj dhe i ndiqte ajo. Unë kam qenë në mirëbesim të plotë se ajo çdo gjë e bënte sipas ligjit”, tha Meta.












