Opozita e Sali Berishës ka nisur përgatitjet për protestën e lajmëruar sot para Kuvendit në orën 17:00 ku mazhoranca socialiste do të votojë “Buxhetin 2025”.
Ndërkohë forca të shumta policie me skafandra dhe mburoja kanë rrethuar godinën e Parlamentit për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, ndërkohë që brenda ambienteve po mbahet seanca maratonë.
Po ashtu, në mjediset e Kuvendit është pozicionuar edhe një prej automjeteve që hedh ujë me presion, në kuadër të një plani masash që Policia përdor sa herë që ka protesta.
Kryeministri Edi Rama dha lajmin fantastik ku çdo i moshuar që ka pensionin më të ulët se 200 mijë/muaj, do të marrë bonus me vlere 150 mijë në fundvit, ndërsa ata që kanë një pension më të lartë se 200 mijë, do të marrin një bonus me vlerë 100 mijë lekësh të vjetra.












