Shqipëria pret sot në stadiumin “Arena Kombëtare” Ukrainën, në atë që është ndeshja e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve dhe që do të jetë përcaktuese për të dy ekipet.
Trajneri Silvinjo kë bërë disa ndryshime në rreshtim në krahasim me ndeshjet e mëparshme, ndonëse shfaqet përsëri nga minuta e parë Jasir Asani, edhe pse jo në formë optimale pas dëmtimit që pësoi përballë Çekisë. Daku rreshtohet titullar në majë të sulmit në vend të Tucit, ndërsa bie në sy një lëvizje e papritur, pasi është lënë jashtë Bajrami, duke i bërë vend Muçit në të majtën e sulmit.
FORMACIONI ZYRTAR, SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.












