Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur të hedhë në diskutim dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat dhe TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale.
Propozimet që do të diskutohen me komunitetin e prindërve. Menjëherë pas deklaratës së Kryeministrit kanë reaguar edhe personazhet publikë, mes tyre edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga. Xhilaga, nënë e dy fëmijëve mbështet propozimin për mbylljen e këtyre rrjeteve sociale ku shpesh nxitet dhe promovohet përmbajtje e dhunshme mes adoleshentëve.
“Si mam i dy djemve, unë mbështet bllokimin e “TikTok” dhe “Snap Chat” Kryeministër”, shkruan Çiljeta në rrjetet sociale.












