Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, së bashku me Policinë e Vlorës, po zhvillojnë një aksion kontrolli këtë të mërkurë në rrethrrotullimin e Skelës.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë pozicionuar në pikat kyçe të qytetit bregdetar duke ushtruar kontrolle me dorë të hekurt në automjetet luksoze, kryesisht me xhama të zinj.
Kontrollet po kryhen me fokus zbulimin e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, sende të forta, mjete prerëse apo posedojnë lëndë narkotike.
Në Skelë ndalohen automjete të cilat kontrollohen; jo vetëm këto mjete, por edhe drejtuesit e tyre.












