Mot me reshje të dendura pritet gjatë ditëve në vijim kryesisht në veri të vendit.
Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Emergjencave Civile në Bruksel, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se të premten (më 22 nëntor), priten reshje shiu “shumë intensive”, ku qarqet më të rrezikuara janë: Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër.
Agjencia e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.












