Përfaqësuesja e Shqipërisë, Lara Colturi është renditur e dyta pas numrit 1 të botës Mikaela Schifrin në Kampionatin Botëror të Skive.
Kryebashkiaku Erion Veliaj shkruan se për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish.
“Super lajm! Skiatorja e KS Tirana, Lara Colturi, renditet e 2-ta në Kampionatin Botëror të Skive. Për herë të parë, flamuri shqiptar do të ngrihet në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan Veliaj.
Është hera e parë për vendin tonë që arrijmë të jemi mes më të mirëve në botë në ski për femra.












