Komisioni Parlamentar i Ligjeve vendosi që të pranojë shumicën e kërkesave për shtesë në buxhetin e vitit 2025 të institucioneve të drejtësisë dhe institucioneve të tjera të pavarura e të krijuara me ligj.
Për SPAK-un qeveria Rama miratoi një fond 100 milionë lekë në zërin e shpenzimeve për paga dhe sigurime shoqërore për të përballuar numrin e plotë të punonjësve.
100 milionë lekë të tjera u miratuan në zërin e investimeve për ndërtimin dhe rikonstruksionin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.
Komisioni vendosi të miratojë shtesën në zërin e shpenzimeve korrente në vlerën 48.1 milionë lekë, për të përballuar shtesën prej 32 punonjësish administrativë, pjesë e programit buxhetor të Arkivit Shtetëror të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë.












