Protesta e opozitës ka nisur me përplasje të ashpra ndërsa ka patur edhe tensione të militanteve me policinë.
Bylykbashi ka kërkuar të dijë se kush ka qenë personi që ka shoqëruar protestuesit, ndërsa punonjësit e policisë kanë kërkuar nga deptuteti që mos të preken nga ai. Deputeti i PD ka paralajmëruar policët që të mos shoqërohen protestuesit, ose “do të merret me ta”, ndërsa debati mes tyre ka vijuar më tej.
Polici: Hiqi duart! Mos prek punonjësin e policisë me dorë.
Bylykbashi: Mos guxoni të shoqëroni protestuesit, ose…
Polici: Ore mos prek punonjësin e policisë!
Bylykbashi: Do merremi ne me juve pastaj!
Polici: Merru sa të duash!












