Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme, ka hequr masën e “arrestit në shtëpi” për Sali Berishën
Demokratja Jozefina Topalli ka reaguar e befasuar për lirimin e Sali Berishës për të cilin thotë se e përballoi me sukses izolimin shtëpiak edhe pse ndodhet në moshë 80-vjeçare.
“Sot është një ditë shprese. Sali Berisha tregoi se kur njeriu ka të drejtën dhe guximin në zemër, as izolimi dhe as presioni nuk mund ta thyejnë. Sali Berisha, një fuqi e natyrës, edhe pse 80-vjeç, përballoi 350 ditë arrest shtëpie, pa asnjë provë dhe përballë një procesi politik të qartë për të dobësuar opozitën. Por, edhe i mbyllur brenda 4 mureve të shtëpisë, ai nuk u ndal. Nga dritarja e tij, çdo ditë, frymëzoi dhe inspiroi shqiptarët me forcën e karakterit dhe besimin se padrejtësia nuk mund të fitojë. Berisha habiti miq e kundërshtarë, duke u bërë simbol i qëndresës dhe shpresës“, shkruan Topalli.












