Me firmë të kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave shkarkoi nga detyra zv/ministren e Financave, Vasilika Vjero.
Vasilika Vjero e mban pozicionin e zv/ministres të Financave që prej shkurtit të vitit 2020, ndërsa me herët ka mbajtur poste të larta drejtuese si: Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Biznesit, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
“Me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi Znj. Vasilika Vjero, zëvendësministër i Financave, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.












