E famshmja Adriana Kalaja, nga protesta para Bashkisë së Tiranës, ka sulmuar Amerikën që sipas saj është një vend bordello dhe i orgjive.
Adriana Kalaja është e shqetësuar përse Amerika e ka shpallur “Non Grata”, Liri Berishën, bashkëshorten e Sali Berishës.
“Dua t’ju them dy gjëra që kanë ndodhur gjatë gjithë këtyre ditëve. Ju e patë se si Amerika, e quajtur bordello dhe orgji, e shpalli non grata zotin Berisha, familjarisht. A është shpallur non grata një grua e lartë si Liri Berisha? Vetëm Amerika e bordellove të djathtit të Biden bën këtë gjë. Amerika e mafiozes Yuri Kim dhe Blinken e bëri këtë gjë. Thonë se pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e lartë dhe kjo është Liri Berisha”, tha Adriana Kalaja.












