Sali Berisha ditën e djeshme kërkoi një minutë heshtje në Kuvend për anti-komunistin Sami Repishti.
Por menjëherë pas Berishës, edhe deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.
Pas kësaj kërkese, Taulant Balla ka marrë fjalën, teksa u shpreh se kjo minuta e heshtjes është bërë pak qesharake tek demokratët.
“Respekt për figurën e Arben Tafaj! Respekt për figurën e Sami Repishtit! Por është fyerje dhe e papranueshme kur minuta e heshtjes për atdhetarin dhe anti-komunistin Sami Repishti, u kërkua nga një person që vite më parë e akuzonte për spiun të Sigurimit”, shkroi Balla.












