Tomor Alizoti tha se opozita dhe PD ka kërkuar mbështetjen dhe sensibilizimin e ndërkombëtarëve.
Pas lirimit nga arresti shtëpiak, Alizoti paralajmëroi gjithashtu edhe një vizitë që do të ndërmarrë Sali Berisha në Gjermani dhe vende të tjera të BE, për të informuar ndërkombëtaret, mbi atë se çfarë po ndodh në Shqipëri.
“Së shpejti Berisha mund të ketë vizita në Gjermani, me CDU-në për të treguar realitetin në Shqipëri. Beteja në terren, ndjej se ka ndryshuar qëndrimi. Gjermanët janë mbështetje e mirë, nëse motivohet fuqishëm opozita, së shpejti e shoh në pushtet. E gjithë Shqipëria është emigruar, kjo është e rrezikshme. Duhet të frenojmë këtë kartel droge, Rama e ka degraduar vendin, njëri i përfshirë në botën e drogës”, tha Alizoti.












