Sali Berisha u pyet nëse do të ishte ai kandidati i partisë së tij për kryeministër në zgjedhjet e majit.
Për shkak se të gjitha sondazhet e nxjerrin PD-në humbëse, Berisha ka akoma shpresa se shqiptarët do ta sjellin në pushtet.
“Së pari, se kush do jetë kryeministri, do e përcaktojnë shqiptarët. Por do u them qytetarëve, rikthimi i tretë i Sali Berishës do të jetë më i suksesshmi. Do të jetë eksperienca më pozitive, minus gabimet e bëra. Imagjinojeni ju vetë. Do jenë shqiptarët ata që përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm. Dhe do u paraqes atyre një program me të cilin dua t’i shoh njerëzit më mirë të paguarit në rajon”, tha ndër të tjera Berisha.












