Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kreu i kësaj force politike, Edi Rama mblodhi mëngjesin e kësaj të hënë të vetët për të diskutuar lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025.
Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë kësaj mbledhje Rama ka zyrtarizuar Blendi Klosin në qarkun e Dibrës, ndërkohë që ministri Pirro Vengu është “shpërngulur” në qarkun e Vlorës.
Vengu pritet që të mbështesë në këtë qark Bledi Çuçin. Dy socialistët do të punojnë së bashku për zgjedhjet e majit.
Gjatë kësaj mbledhje Edi Rama u kërkoi të vetëve angazhim maksimal ku dhe theksoi se prioritet i këtyre zgjedhjeve është vota e diasporës.












