“Mendoj që çdo ditë që Meta qëndron atje është një gur i madh në kokën e atyre që po e bëjnë”. Kështu u shpreh deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, teksa foli për Ilir Metën dhe situatën e tij me drejtësinë.
Vasili theksoi se veprimet e SPAK vijnë “era mafie dhe jo era ligj”, ndërsa shtoi se ndaj Metës nuk ka asnjë provë dhe për këtë arsye ata që po e mbajnë në burg do të përballen me ligjin.
“Në radhë të parë, ata duhet të investojnë të shpëtojnë kokën e tyre sepse janë zhytur në një paligjshmëri. Veprimet e tyre vijnë era mafie jo era ligj. Ndaj Metës ka zero prova e fakte, se këta nuk të kursejnë fare. Njëkohësisht shto edhe rrëmbimin…çdo sekondë do të jetë ditë burg për ata që po e bëjnë. Meta drejton Partinë e Lirisë. Partia për shkak të këtij kufizimi juridik, motivon shumë më tepër. Përsëris se çdo ditë është më keq për ata që e kanë bërë sepse do të dënohen më keq”, tha Vasili.












