Gjykata e Posaçme i ka kthyer pas SPAK-ut dosjen “Buka”, ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për shkelje të detyrës dhe veprime që kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh.
GJKKO i ka dhënë 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për të ashtuquajturën dosjen “Buka”. Gjatë seancës së sotme, ku pritej kalimi i dosjes për gjykim nga GJKKO, prokurorit ë çështjes Elvin Gokaj iu la afat deri më datë 10 mars 2025 për të plotësuar hetimet e munguara.
Ahmetaj akuzohet nga SPAK për “shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka sh.a” të biznesmenit Lirim Fezollari, në një operacion që dyshohet të ketë pasur elementë të korrupsionit.
Nga korriku i vitit 2023, Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat lidhur me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.












