Sali Berisha ka ndarë për herë të parë detaje nga fushata e 2021 dhe biseda e fundit me Lulzim Bashën.
I ftuar në intervistë në ‘Opinion’, Berisha rrëfeu bisedën telefonike me Bashën, kur ky i fundit mori vendimin për të mos e futur në Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Basha e njofton largimin tim nën presionin e madh të ambasadores etj. E marr në telefon i them shiko. Ke marrë një vendim krejtësisht të pabaza, por pavarësisht, mblidh Këshillin Kombëtar ose grupin e deputetëve ose Kuvendin e partisë. M’u përgjigj unë nuk bëj mbledhje anti-amerikane. I thashë ç’mbledhje anti-amerikane është mbledhje për shtetin ligjor, për rregullat, ne kemi statut, është Kushtetuta jonë. Duhet të zbatojmë statutin. Jo, jo tha, nuk bëj mbledhje anti-amerikane. Para se të vinte Rikeri i kisha thënë. Ky problemi i sanksionimit tim është problem personal dhe partia nuk do të përzihet në këtë çështje”, tha Berisha.












