Sali Berisha ka paralajmëruar se protesta e 23 dhjetorit do të jetë një ngjarje e fortë dhe me një skenar të ngjeshur për opozitën, duke theksuar se do të marrë pjesë personalisht në këtë organizim me militantët e tij besnikë.
Në tentativë për të destabilizuar vendin me një “grusht” militantësh që e ndjekin nga pas, Sali Berisha ka bërë të ditur se skenari i protestës do të jetë shumë dinamik.
“Skenari i protestës së 23 dhjetorit do komunikohet sapo të finalizohet. Do jetë një skenar shumë i ngjeshur dhe i fortë. Unë do jem patjetër”, u shpreh Berisha.












