U hodh shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës, teksa Shqipëria është në një grup me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik këshillon lojtarët që të luajnë me kujdes dhe të përballen me dinjitet në Beograd.
“Do ishte kënaqësi nëse do veshja edhe një herë atë fanellë në Beograd. Nuk duhet të shikojmë në këndvështrim ndryshe, ndaj Serbisë duhet të luajmë ndeshje dinjitoze. Para 10 vitesh kemi patur kushte tjera, nuk kemi menduar se do të cënohemi. Rëndësi ka që të mos përsëriten ngjarjet e 10 viteve më parë. Duka ka thënë se dashje-padashje është ajo situata dhe frika e ndeshjeve të tilla, në aspektin jashtë futbollit. Ne duhet të fokusohemi te fusha, serbët si individë janë shumë të fortë. Ne duhet të luajmë me dinjitet dhe të mos kemi pishmane. Shpresojmë që të jetë ogur i mirë, që kur të na bie Serbia, të kalojmë ne dhe ajo ata (Qesh). Të luajmë me dëshirë dhe vullnet”, tha Cana.












