Donalda Surducku, mjekja kushërirë me Parashqevi Simakun është familjarja e parë që ka hedhur dritë mbi “fatin” e këngëtares së njohur.
Në një mesazh drejtuar gazetares Mira Kazhanit, ajo tregon betejën me shëndetin të Parashqevi Simakut, ndarjen nga bashkëshorti dhe pengun e nënës së Parashqevisë.
Mesazhi i të afërmes së Parashqevi Simakut: “Une jam familjare e Parashqevise. Ne kemi vite qe i kemi humbur kontaktet. Informacioni i fundit eshte qe ka pesuar nje hemoragji cerebrale dhe si pasoje nuk eshte shume e kthjellet. Me bashkeshortin eshte ndare prej shume kohesh, por duke qene se ai fitoi kujdestarine mbi djalin e tyre eshte detyruar te vazhdoje jetesen ne Amerike per t’i qendruar prane djalit.
Tezja e mamase sime (mamaja e saj) vdiq totalisht e vetme vjet dhe me lot ne sy per vajzen. Sic ju thashe kontaktet i kemi humbur prej disa vitesh. Ju falenderojme per kete nisme dhe ndoshta eshte akoma e mundur ta gjejme dhe ndihmojme. Faleminderit”.












