Apeli i GJKKO ka prishur pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme duke i hequr sekuestron e vilës Fatime Kryemadhi, por mbetet nën sekuestro vila e vajzës së saj, Monika Kryemadhit.
“Banesat ku banoj unë dhe mamaja ime, janë të përfituara në mënyrë të ligjshme dhe sot gjyqtarja për mamanë time, Fatime Kryemadhi akuzohej nga SPAK se pse, kishte marrë një kredi në 2010, sot gjykata ja liroi banesën e saj. Ndërsa për mua normalisht do të vazhdojë të jetë në sekuestro dhe unë do të vazhdoj të bëjë rekurse“, tha Kryemadhi.
GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë ‘detyrim paraqitje’, ndërsa po hetohet nga SPAK për3 akuza “pastrim parash”, “korrupsion” dhe “mosdeklarim pasurish”.












