Në deklaratën që dha këtë të enjte, Altin Dumani tha se janë përballur me përpjekjen për t’iu minuar puna e tyre me fyerje, shpifje dhe kërcënime ndaj tyre apo familjarëve.
Për këtë çështje është pyetur eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço teksa ka dhënë një koment për këto kërcënime ndaj prokurorëve.
“Fëmija i një prokurori, ka qenë me shkollim dhe është detyruar të ndërpresë studimet pasi është ndjerë i kërcënuar nga krimi i organizuar. Edhe pse është marrë në mbrojtje fëmija në fjalë nga policia e vendit përkatës, këta janë në një trysni të madhe, jo vetëm nga retorika e përditshme politike që i sulmon por edhe nga një rrezik real që vje nga ky krim i organizuar. Janë rritur masat e sigurisë, po kontrollohen nëpërmjet aparaturave këto kohë edhe zarfat e mëdhenj që hyjnë në SPAK, që kanë fashikuj dhe dosje sepse ekiston mundësia që mund të ketë edhe zarfa me përmbajtje eksplozivi”, tha Karamuço.












