Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Arjola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj për kthimin e sendeve të sekuestruara gjatë kontrolleve të SPAK në banesën dhe biznesin e saj.
Seanca nisi në orën 10:00 dhe u shqyrtua nga gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, e cila firmosi dy javë më parë kontrollet, të cilat ishin kërkuar nga SPAK.
Ndërkohë, seanca vijon për kërkesën e Arber Veliajt, vëllai i kryebashkiakut, për kthimin e sendeve të sekuestruara nga SPAK.
Me urdhër të Gjykatës së Posaçme oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.












