Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pyetur sot homologun e tij Edi Rama nëse Sali Berisha dhe Ilir Meta do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Kurti ia ka drejtuar këtë pyetje Ramës kur ata po ecnin krah njëri-tjetrit pas përfundimit të seancës së përbashkët plenare Kosovë-Shqipëri dhe teksa i drejtoheshin godinës qeveritare.
Në video, Rama përgjigjet se “po, patjetër”, duke lënë të kuptohet se Berisha dhe Meta do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit 2025.












