Deputeti socialist Erion Braçe flet pas reagimit të kompanisë së TikTok-ut për mbylljen e këtij aplikacioni në Shqipëri.
ByteDance tha se kërkon sqarime urgjente nga qeveria shqiptare për mbylljen e TikTok-ut. Ndërkohë Braçe i thotë:
“TikTok do “sqarime urgjente”?? Kush janë këta? Dëgjoni kënget tuaja kuruese, qetësohuni dhe po deshët sillni variantin kinez të tik tokut tuaj!! Kjo arma që keni hedhur edhe këtu, thjesht asgjësohet!!”, shkruan Braçe.












