Dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara në bypass-in e Murrizit, për shkak të përkeqësimit të motit në vend, teksa reshjet e dëborës kanë mbuluar rrugën.
Si pasojë e reshjeve të dëborës në akset rrugore në zonat malore të Shkodrës, Kukësit, Dibrës dhe Korçës, Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë më shumë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Aktualisht, ka vështirësi në qarkullim në akset rrugore “Bajram Curri-Valbonë” dhe “Kërrnaj-Pac-Shimshan”, në Kukës, “Bogë-Qafë Thorë-Theth” dhe “Tamarë-Selcë-Vermosh”, në Shkodër. Në këto akse kalimi i automjeteve mund të bëhet me zinxhirë.
Gjithashtu aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër, aktualisht është i pakalueshëm.












