Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme, ku ka mbetur i plagosur gazetari i njohur sportiv, Ervin Baku.
Ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së tij, teksa Ervin Baku po udhëtonte me motorin tij të invalidit, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e përplasjes, gazetari mësohet se ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në pritje të ekzaminimeve të mëtejshme, Ervin Baku vijon të jetë nën kujdesin e stafit mjekësor.













