Linda Rama ka folur lidhur me njohjen me bashkëshortin e saj, kryeministrin Edi Rama. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës.
Më tej, Linda ka treguar se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje. Këto largime nga puna ajo shprehet se nuk ia ka kërkuar asnjë, por se i ka vendosur vetë dhe jo sepse kishte ndonjë problem etik.
“Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor ë vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqje që i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë. Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time”, tha Linda Rama.












