Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka lëshuar urdhrin që brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë, pasi çdo vonesë sipas tij i ngarkon me përgjegjësi.
Pagesat për të cilat ka dhënë urdhër Ilir Proda lidhen me orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagese e prapambetur .
“Brenda ditës së sotme, çdo njësi buxhetore në Policinë e Shtetit, të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. Çdo vonesë iu ngarkon me përgjegjësi”, thotë Proda.
Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me thesarin për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ i cili dalë në sistem ditën e premte. Kujtojmë që ditën e djeshme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha garantoi të gjithë punonjësit e policisë së shtetit se do të marrin shpërblimin si dhe pagesat për orët shtesë.












