E diela pritet të sjellë mot të qëndrueshëm në Shqipëri, me kthjellime dhe alternime vranësirash që do të jenë më të dukshme në zonat malore.
Gjithashtu, sipas SHMU, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe natës, në zonat luginore pritet prezencë mjegulle ose mjegullinë, ndërsa ngricat do të jenë prezente përgjatë disa akseve rrugore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve.
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes, por rriten në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -7°C vlera më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë e cila pritet në Vlorë dhe Berat.
Malësia e Shkodrës do të jetë zona më e ftohtë ku temperaturat të dielën do të zbresin deri në -7 gradë Celcius.













