Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e ka uruar ish-bashkëshortin e saj për Vitin e Ri.
Komentet Kryemadhi i bëri para godinës së SPAK teksa u paraqit ditën e sotme në funksion të masës ‘detyrim paraqitje’. Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën i cili ndodhet në paraburgim.
“Për Ilir Meta nuk di gjë. Unë nuk pranova të flas për asgjë, kështu që të gjithë deklaratat e mia do të bëhen në gjykatë. Para gjyqtarit nuk jap asnjë shpjegim për asgjë. S’di gjë për Metën. Metën nuk e kam uruar për Vitin e Ri, nuk kam si të uroj një njeri që s’ka lidhje me mua. Të gjithë njerëzit që e iluminojnë Metën me shpifje të tilla, të marrin përgjigje në 2025, siç po e marrin disa. Armiq dihet kush janë, ata që kanë shpifur gjithë kohën”, tha Kryemadhi.












