SPAK pritet të marrë në pyetje Ilir Metën.
Mësohet se Ilir Meta do të merret në pyetje nësër (7 Janar) në orën 10:00 dhe do të pyetet në cilësinë e personit nën hetim. Meta u arrestua bazuar në rezultatet e këtyre hetimeve dhe momentalisht gjendet në “paraburgim 313”.
Ilir Meta akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.












