Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj Olsi Ramës, i paditur nga Gazment Bardhi.
SPAK thekson se nuk ka asnjë provë që implikon Olsi Ramën me laboratorin e “Xibrakës”, i cili përdorej për prodhim të lëndëve narkotike.
Gjatë procesit, SPAK bashkëpunoi me autoritetet e Kosovës dhe kreu veprime të shumta hetimore por e gjithë akuza publike rezultoi një “farsë” e krijuar nga Gaz Bardhi dhe “rumpalla demokratike”.
“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës. Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë“, thuhet në njoftimin e SPAK.












