Reperi nga Peja, Gjesti, po dëshmon se është një ndër konkurrentët më të diskutuar dhe të spikatur të këtij edicioni të Big Brother VIP Albania.
Një tregues i qartë i kësaj mbështetjeje është rritja e ndjeshme e ndjekësve të tij në Instagram. Në spektaklin e së martës, ku Gjesti ishte kryefjala e shumë klipeve dhe diskutimeve, llogaria e tij në Instagram shënoi një rritje të menjëhershme.
Nga 396 mijë ndjekës sa kishte para se të fillonte spektakli i se martes, Gjesti tani numëron mbi 409 mijë ndjekës – një rritje prej 7 mijë ndjekesish vetëm brenda një nate.
Gjesti hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania vetëm një javë më parë dhe që nga atëherë ka përjetuar një rritje të pabesueshme të ndjekësve. Para hyrjes, Gjesti kishte rreth 160 mijë ndjekës në Instagram. Me vetëm 7 ditë brenda shtëpisë dhe pas dinamikave që ka krijuar, ai ka arritur të trefishojë bazën e tij të ndjekësve, duke kaluar tashmë në mbi 409 mijë.












