Sara Goxhaj është rikthyer në Bashkinë e Tiranës dhe në vazhdim ajo do të mbajë postin e nën/kryetares.
Me kryebashkiakun Erion Veliaj në qeli, në kushtet kur gjykatat ende nuk i kanë dhënë lirinë për të ushtruar detyrën nga zyra, në institucion rikthehet Sara Goxhaj.
Një vit më parë, ajo u gjend në mes të një keqkuptimi dhe vendimi i Erion Veliajt për t’i dhënë kompetencat e kryebashkiakes u tërhoq. Tani që Gjykata Kushtetuese i ka njohur atij drejtimin nga qelia si i pari i kryeqytetit, Veliaj ka vendosur të dërgojë përsëri në zyrë Sara Goxhaj.
Ajo është pjesë e ekipit të tij socialist për Tiranën prej rreth një dekade dhe rikthimi i sotëm në zyrën nga ku u largua një vit më parë mes keqkuptimesh, është shpërblim i besimit për përkushtimin dhe gatishmërinë ndaj kryeqytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur nga qelia që në mungesën e tij fizike, Sara Goxhaj dhe Sadi Vorpsi të drejtojnë punët për Tiranën. Rikthimi i tyre në postet që i kanë mbajtur dikur, shihet si një lëvizje e fortë dhe e konsoliduar në bashkinë më të madhe të vendit, e cila është shndërruar në shtëpinë e më shumë se 1 milionë shqiptarëve dhe kërkesat për shërbime, janë rritur.












