Floriana Garo, zëdhënëse e Partisë Demokratike, ka zbuluar se do të kandidojnë për deputete në zgjedhjet e 11 Majit.
Garo shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhënien e shkëlqyer me partinë dhe shokët e saj të punës.
“Unë jam shumë e kënaqur nga Partia Demokratike, kemi një marrëdhënie shumë të mirë me njeri-tjetrin. Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Alfred Lelën dhe me Silvi Bardhin, e cila po ju them që do të jetë kandidate primare në zonën e Elbasanit. Edhe unë gjithashtu do të jem pjesë e listës, pastaj nëse jemi apo nuk jemi, këtë e vendosin qytetarët. Sa i përket deklaratave për shtyp, është një misk mes meje dhe Lelës, por që në fund për publikimin “ok” e jep Sali Berisha”, tha Garo ne Dritare TV.












