Analisti Preç Zogaj dhe Belind Këlliçi u përplasën për heqjen imagjinare të “non-gratës” ndaj Sali Berishës.
Zogaj u shfaq kritik me Këlliçin që pas kthimit nga SHBA ku mori pjesë në ceremoninë e betimit të Trump nuk solli asnjë lajm, ndërsa Këlliçi u shpreh se prej tre vitesh Zogaj ka thënë se nuk do të hiqet ‘non grata’.
Preç Zogaj: Ti nuk na the gjë nga Amerika, kë takove, a tha njeri që do ta shohim, nuk keni prodhuar akoma asnjë lajm, do ta prodhojë vetë kryetari i opozitës, ose do të bëjë kërkesë që të shyrtohet rasti i tij, siç ka bërë edhe në Britaninë e Madhe, sepse mos i ndani shumë këto. Mos na ofendoni logjikën këtë po them unë. Po kush je ti, kush je ti…
Belind Këlliçi: Unë jam Belind Këlliçi, në vendin tim jam sovran, jam Belind Këlliçi dhe nuk kam pikën e kompleksit, qoftë amerikan, anglez, francez. Kemi 3 vjet e gjysmë që bëjmë këtë debat bashkë, non ngrata, non grata. Sot vini në studio dhe thoni s’ka vlerë.












