Teologu i njohur, Miron Çako zbuloi se pasuesi i Anastas Janullatos në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë do të jetë shtetas shqiptar.
“Nuk janë amanete që ka lënë Kryepeshkopi. Kisha ka ligjet e veta. Patjetër Kryepeshkopi është ai që e përfaqëson por kisha drejtohet nga Sinodi. Anëtarët e Sinodit do të mblidhen pas 40 ditësh dhe në mënyrë demokratike me anë të votave do të zgjedhin personin, që hiri i perëndisë e ka thirrur dhe do jetë pranuar nga Sinodi dhe pastaj nga gjithë kisha, si Kryepeshkop kanonik i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Pra nuk ka kështu dëshira dhe amanete”, tha teologu Çako.
Ndërkohë, At Nikolla Kodheli zbuloi se Kryepeshkopi Anasatas do të prehet pranë Kishës Ortodokse në kryeqytet.
“Do të prehet pranë Katedrales Ortodokse, sepse Kryepeshkopi është ai që ndërtoi katedralen. Ndërtuesit prehen aty në veprën që ndërtuan. Dhe kryepeshkopi nuk është ndërtuesi i një Katedraleje që dominon sot në qytetin e Tiranës, por është ndërtuesi i 160 kishave në tërë Shqipërinë. Nga Shkodra deri në Sarandë dhe Vermosh ka Kisha Ortodokse”, tha At Nikolla Kodheli në A2 CNN.












