Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike me mbizotërim të motit të vranët dhe me reshje të herëpashershmesh shiu prej orëve të para të 24-orëshit e gjatë gjithë ditës, me ndëprerje.
Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar.
Në Alpe dhe relievet e larta malore në verilindje-juglindje do të kemi rikthim të reshjeve të dëborës, me intensitet të ulët.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 12°C
në zonat e ulëta 7 deri 18°C
në zonat bregdetare 10 deri 18°C












